Është fakt që bashkia Shkodër është kthyer në qendër të festimeve për fundvit. Rezervimet në pothuaj 100% të strukturave hoteliere, akomoduese dhe restoranteve janë tregues të valës së turistëve vendas dhe të huaj që janë në Shkodër për ndërrimin e viteve. Por pas nuk mbetet as Thethi, Boga dhe zona të tjera malore shumë të preferuara në çdo stinë të vitit. Drejtori I turizmit në bashkinë Shkodër, Renato Lumçi tregon se rruga është e hapur për të gjithë pushuesit në bujtina.

Ndërkohë, drejtori Lumçi fton qytetarët t’I bashkohen programit festiv në sheshin para bashkisë Shkodër në këto dy ditë të fundit të vitit.

Përgjatë muajit dhjetor, bashkia Shkodër ka organizuar një sërë aktivitetesh në sheshin festiv por jo vetëm, të cilat kanë tërhequr turistë të shumtë, por edhe kanë argëtuar qytetarët vendas.

Artikulli paraprakBELAJDI PUSI PROTAGONIST NË AZERBAJXHAN
Artikulli tjetërMURTAJA E DERRIT, IZOLOHET VATRA