Thethi është fshati turistik me të cilin një pjesë e madhe e shqiptarëve ndjehen krenar. I ndodhur në zemër të alpeve në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ai fshat turistik me potenciale të mëdha vijon që të jetë në harresë.

Mungesa e furnizimit të duhur me energji elektrike është një problem për ta.

Babai i Nikës, Pjetër Luca, rrëfen se në këto kushte me vetëm 60 volt energji nuk mund të zhvillohet turizmi.

Të tjerë pronarë dhe banorë të Thethit shprehen se nga viti i kaluar ka një rënie me 60% të numrit të turistëve.

Prej 28 vitesh nga të gjithë qeveritë dhe pushteti vendor gjithashtu Thethi është lënë në harresë. Premtimet kanë qenë të shumta gjithë këto vite por konkretisht është bërë shumë pak duke rrezikuar që numri i turistëve atje të bie sërish.

 

Artikulli paraprakMATURA SHTETËRORE, DALIN REZULTATET E TESTIT TË ANGLISHTES
Artikulli tjetërTHETH, BANORËT DHE PRONARËT DEBAT ME OSHEE