Thethi është një ndër destinacionet më të preferuara për të gjithë vizitorët e huaj apo vendas. Me një bukuri përrallore ku cdo kush që e viziton ka mundësi të shijojë cdo minut në këtë vend duke shijuar ajrin, mikpritjen ushqimin apo edhe atraksionet e shumta natyrore që zona të ofron. Për operatorët turistik të Thethit ky vit ka qënë me një fluks të rritur të turistëve.

Gjecaj nuk lë pa përmendur edhe problematikat që shoqërojnë këtë zonë ëhtë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike apo edhe mbeturinat ku edhe pse janë marrë masa kjo vijon të japë një imazh jo të këndshëm tek vizitorët

Ndërsa Pavlin Polia thotë se këtë vit Thethi ka pasur një rritje konstante or njëkohësisht ai rreshton edh disa faktor që duhet vënë dorë sa I përket shënjimit të shtigjeve, menxhimit të mbetjeve dhe ndertimi I një impianti për ujërat e zeza.

Thethi ka rreth 2000 njesi akomoduese ku ofron alternative të ndryshme argëtimi si hicking nëpër shtigje, ujëvarën e Grunasit, vaskat në Ndërlysa, syrin e kaltër apo zipline atj.

Artikulli paraprakMIRDITË, ASGJËSOHEN 60 BIMË KANABIS, NË KËRKIM 26-VJEÇARI
Artikulli tjetërMBETET PROBLEMATIK TRAFIKU NË LEZHË