Arrestohet pas katër ditësh autori i plagosjes me thikë të Denis Bregut në rrugën “Gjergj Legisi”.
Ai është Dashamir Musa 29 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore. Ai u qëllua 5 herë me thikë pas sherrit me Musën në datë 8 korrik.
29 vjeçari banues në Tiranë rezulton i dënuar më parë për veprat penale vjedhje, plagosja e rëndë me dashje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Dashamir Musa në momentin që ka kryer plagosjen ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.