Një 33-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa po drekonte në një lokal, pasi kishte thyer masën e sigurisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari i vjedhjes me dhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë.

Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arrestuar shtetasin Th. B., i cili ishte në një lokal duke drekuar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Artikulli paraprakDROGË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, GJYQI I TRAFIKANTËVE
Artikulli tjetërGRABITET KISHA E “SHËN DHIMITRIT”NË HIMARË