Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i krimeve të rënda, në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me dëshmitarin X.

Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Të tre ata në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda, të hënën në orën 10:00.

Megjithë këtë, rrëfimi më i rëndësishëm pas dëshmitarit X, është ai i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë.

Por atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi.

Gazetarit, sipas një burimi të sigurt, do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt.

Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafës, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR BRENDA NË MAKINË NJË PERSON
Artikulli tjetërTË DEHUR NË TIMON, POLICIA VIJON AKSIONIN PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE