Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar paralajmërimin e kryedemorkatit Sali Berisha për mbajtjen e protestave.
Meta u shpreh se protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën ndërsa shtoi se PD nuk ka nevojë të konsultohet me PL për çdo protestë kundër qeverisë.
“Protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën. Nuk ka asnjë arsye të konsultohet me ne për çdo protestë ndaj qeverisë. Opozita nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për dhunë. Është qeveria që dhunon çdo ditë qytetarët shqiptarë. Është ajo përgjegjësja e gjithë kësaj dhune që shohin qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta.