Pas thirrjes së Presidentit drejtuar qytetarëve për të dalë në shesh në 2 mars, reagoi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një koment në Twitter, Spiropali shprehet se Presidentin nuk e ndihmon dot populli. Sipas saj, keqardhja për Ilir Metën s`ka të sosur.

Spiropali: Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për Ilir Metën s’ka të sosur!

Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSET RËNDË 30-VJEÇARJA
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË BURG GRABITËSIN QË SHITËSJA I RRËMBEU ARMËN