Përveç problematikave të tjra të cilat përballen çdo ditë në repartin e Zjarrëfikëseve në Shkodër, thirrjet që nuk kanë lidhje me raste zjarresh janë kthyer në një problem shqetësues.

Këtë shqetësim e ngre edhe shefi i sektorit të ndërhyrjes së shpejtë në Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër, Ridvan Bushati. Sipas, ky problem shfaqet sidomos nga fëmijët të cilët duke ditur se numri i shërbimit të zjarrfikëseve është pa pagesë i bien pa pushim. Sipas Bushatit, ka patur raste që i kanë kaluar për masa të mëtejshme dhe policisë dhe prokurorisë, porn ë shumicën prej tyre janë zgjidhur përmes komunikimit me prindërit.

Ky problem bënë që linjat e shërbimit të zjarrfikëseve të qëndrojnë të zëna. Ndërkohë, përsa i përket telefonatave të rreme, të cilat çojnë në raste zjarresh të paqena janë shumë të rralla dhe mund të shkojnë në një rast në muaj apo edhe më shumë kohë.

Artikulli paraprakMBILLEN 250 PEMË NË ANË TË MALIT
Artikulli tjetërNË RRETHINA, NGROHJA NË SHKOLLA E GARANTUAR