Presidenti Ilir Meta ka postuar një tjetër mesazh në Facebook lidhur me tubimin e 2 marsit. Ai u kërkon qytetarëve që të shkojnë vetëm me flamurin kuqezi dhe jo të partive, ndërsa ka edhe një mesazh për ndërkombëtarët që të dëgjojnë se ‘Shqipëria është kthyer 30 vite pas’.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për kushtetutën!

Për shqipërinë!

Jo grushtit të shtetit!

Jo shpopullimit!

Të gjithë të barabartë para ligjit!

dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave:

Liri demokraci!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time” shkruan Meta.

Artikulli paraprakVASILI FTON QYTETARËT NË PROTESTË: 2 MARSI, BETEJA PËR KUSHTETUTËN QË DUAN TA RRËMBEJNË DHE TA SHQYEJNË RAM-RILINDASIT
Artikulli tjetërTRE TË KËRKUARIT E RADHËS, OBJEKT I PUNËS SË NJËSISË SË KËRKIMIT