Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përsa i përket arsyes për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleiman.

Përmes një prenoncimi për mediat, kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se Soleimani ishte duke thurur një komplot për të hedhur në erë ambasadën amerikane pak para se të vritej nga sulmi me dronë i ndërmarrë nga SHBA javën e kaluar.

“Ne kapëm një përbindësh. E hoqëm qafe. Dhe kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E ndërmorrëm atë veprim sepse ata po kërkonin të hidhnin në erë ambasadën tonë”, u tha Trump gazetarëve.

“Ne gjithashtu e bëmë atë për arsye të tjera që ishin tepër të qarta. Dikush vdiq … njerëzit u plagosën rëndë një javë më parë. Për këtë arsye e bëmë. Bëmë një goditje … ky ishte fundi i një përbindëshi”, ka vijuar Presidenti Trump, duke iu referuar sulmit të fundit me raketa nga një grup milicie i mbështetur nga Irani në Irak që vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi disa anëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes mbështeti deklaratën e presidentit, duke thënë se SHBA kishin informacione për komplote dhe kërcënime të shumta që përfshinin Soleimanin. Ndër to ishte edhe plani për të sulmuar ambasadën amerikane duke përdorur eksplozivë.

Komploti në vetëvete ishte më i sofistikuar sesa përpjekjet për të sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad me molotov nga anëtarët e Hezbollahut dhe përkrahësit e tij, përpjekje kjo e cila sipas zyrtarit amerikanë ishte orkestruar nga Soleimani.

Mirëpo, zyrëtari i lartë i mbrojtjes nuk dha detaje shtesë mbi komplotin kundër ambasadës për shkak të ndjeshmërisë që përbënte ky informacion për inteligjencën amerikane.

Artikulli paraprakKËRKOHEN 15 VITE BURG PËR SHQIPTARIN,KOKAINËN E FSHIHTE NE BANANE
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE NË TIRANË, KUNATI VRET KUNATËN NË SY TË FAMILJES