Zyrat e ISSH-së dhe të Inspektoratit të Mjedisit janë thyer gjatë natës dhe janë shkatërruar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit.
Shkatërrimi është zbuluar në mëngjes, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nuk dihet nëse janë marrë sende me vlerë, apo thjeshtë janë shkatërruar ambientet. Informacion paraprak nga policia: Më datë 26.01.2018, në ambientet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit, janë dëmtuar disa dyer të zyrave. Nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por vetëm janë dëmtuar dyert e disa zyrave.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.