Afati i perfudnimit te aksit Bardhaj-Postribe eshte thyer serish.

Teksa jemi ne diten e fundit te janarit, kohe kur rruga duhej te kishte perfunduar pas shtyerjes se pare punimet nuk kane mbaruar akoma.Ne kete dite te diel situate shihej qarte pasi firma kontraktuse po merrej me sistemimin e sinjalistikes horizontale dhe ndarjen e asfaltit ne dy pjeset e saj. Nje tjeter problem qe tregon fare qarte per mos respektimin e afatit te rruges eshte sistemi i ndricmit.Ne pjesen me te madhe te saj shtyllat jane vene vetem ne njerin krah. U parashikua të përfundojë në fund te nëntorit te këtij viti por punimet nuk kane perfunduar as ne fund te janarit .Ne baze te asaj cfare shihet qarte puna ne kete do te kerkoje te pakten edhe nje muaj duke thyer keshtu dukshem edhe afatin e dyte te punimeve.Dy muaj me pare firma kontraktuese tregoi se ka hasur veshtiresi ne sigurimin e fondit pasi projekti i pare parashikonte vetem nje shtrese asfalti. Vlera e investimit shkon ne 428 milion leke te reja teksa eshte ndryshuar rrenjesisht paketa konstruktive e rruges.

Artikulli paraprak200 FAMILJE TË VARFRA NË SHKODËR, NDIHMA 4 MUJORE
Artikulli tjetërPËRUROHET SHTATORJA E MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE