Një i moshuar gjeti vdekjen në oborrin e banesës së tij ndërsa u zu poshtë nga një degë peme.

Ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku në oborrin e banesës së shtetasit H.M, 83 vjeç, është thyer një degë peme (pishë) e cila i ka rënë këtij shtetasi mbi kokë. Për pasojë shtetasi H.M ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVUÇIÇ NGRIN LISTËN SERBE DHE “SHKARKON” MINISTREN E MUSTAFËS
Artikulli tjetërRAMA DËSHMON NË KOMISIONIN HETIMOR TË CEZ