Ndonëse kishte patur vazhdimisht një ide sikur gjatë luftërave ballkanike, Rusia kishte mbështetur vazhdimisht Serbinë me armatime
, mediat kroate kanë arritur që të zbulojnë detaje që provojnë krejtësisht të kundërtën, ndërsa bëhet e ditur se Moska në atë peridhë ka shitur ligjërisht armë, vetëm për Kroacinë. Kjo çështje ka krijuar një debat të gjerë në Serbi, ndërsa ekspertët analizojnë se edhe ditët e sotme, ushtria kroate ka në arsenalin e saj armatime të blerë që në kohën e luftërave të Ish-Jugosllavisë. Gjatë luftërave të përgjakshme të viteve ’90-të, Kroacia përkundër sanksioneve ka blerë armatim nga të gjitha anët, dhe pjesën më të madhe në Rusi.
Ndër armatimet më të sofistikuara nga Rusia ishte blerë sistemi kundër ajror S-300, i cili për qëllim kishte të zbarps sulmet ajrore të ushtrisë serbe, fakt ky të cilin e ka konfirmuar edhe Ambasadori rus në Zagreb, Anvi Azimov. Nëse kemi parasysh këtë bashkëpunim, shtrohet pyetja: Çfarë ka marrë Serbia gjatë këtyre viteve të luftës nga Rusia? Përgjigja ëshët e thjeshtë: Asgjë! Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç, për të përditshmen serbe “Blic” konfirmon se gjatë këtyre viteve Serbia nuk ka marr asgjë nga Rusia për dallim nga Kroacia, e cila është furnizuar edhe me helikopter Mi-8 që edhe sot është pjesë e forcave ajrore kroate.
“Këta helikopterë i kanë blerë në mënyrë legale në Rusi, dhe për këtë ka edhe vërtetime. Dyshimet se rusët nuk ishin në dijeni rreth kësaj blerje, nuk pijnë ujë. Natyrisht që e kanë ditur, sepse Rusia sipas procedurës që zbatohet në Kombet e Bashkuara kanë lajmëruar importin e këtyre helikopterëve si mjet armatimi, edhe pse kjo ishte një periudhë e konstestuar,” thekson Radiç, duke shtuar se Serbia nga fillim i vitit 1991, nga Rusia nuk ka marrë asgjë.
“Ky është një mit i madh të cilin e kanë krijuar vetë serbët, sesi Gjermania e ka furnizuar gjithmonë Kroacinë, ndërsa Serbia ka jetuar me bindjen se ka mbështetje nga lindja. Por në praktikë për këtë nuk ka dëshmi. Gjatë kohës së sanksioneve, Gjermania nuk ka lejuar asnjë lloj armatimi të mbërrijë në Kroaci, derisa nga ana tjetër një sasi e madhe e armatimit dedikuar Kroacisë arrinin nga Ukraina dhe Rusia por edhe nga vende të vogla të Bashkimit Sovjetik,” thotë analisti ushtarak, ndërsa sqaron edhe mekanizmin e këtij furnizimi.
“Avionët MIG nga Krigistani, janë ata MIG-ët e famshëm 21 për të cilët shumë ekspertë ushtarakë serbë po mundohen të na bindin se janë nga Gjermania, i shetisin pak nëpër shtetet tjera dhe përfundojnë në Kroaci. Kështu ata i kanë marrë edhe helikopterët “Mi-24″ dhe armatimin tjetër të ngjashëm.Kjo ishte periudha kur Rusia vazhdonte ta furnizonte Kroacinë me armatim dhe këtë e konfimrojnë helikopterët që edhe sot janë pjesë e forcave ajrore,” përfundon Radiç.
Nga ana tjetër, njohësi i mirë i rrethanave ballkanike, Dushan Janjiç thekson se deklarata e Ambasadorit rus se “rusët i kanë dhënë kroatëve S-300 për ti zbrapsur serbët” është një leksion shumë i mirë për Serbinë. “Millosheviçi vazhdimisht ka kërkuar që të firmosë marrëveshje për furnizim me S-300, por kjo nuk ka ndodhur”.