Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë për 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama publikon nismën e rekrutimit për ata që duan një karrierë profesioniste për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“MIRËMËNGJES 😊
Ti ke forcën që nderon kombin🇦🇱, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë😍

Behu pjesë dhe suksese🙏 👉https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakNË TË NJËJTIN VEND KU HUMBËN JETËN BABË E BIR, AKSIDENTOHET NJË TJETËR FAMILJE
Artikulli tjetërNOKA: MË 8 JANAR DEMOKRATËT MARRIN SELINË BLU, PASTAJ I TURREMI KRYEMINISTRISË