Ndërsa shumë fluturime janë anuluar, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit njofton se gjatë ditës së nesërme, do të kryhet vetëm pesë fluturime nga vende të ndryshme të Evropës.

Fluturimet e konfirmuara 19.06.2020⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀

✈Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)

✈Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim

✈Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim

✈Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim

✈Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Artikulli paraprakDEBATI PËR PROVIMIN/ SHAHINI: ARSIMI PARAUNIVERSITAR PO AFTËSON NXËNËSIT, PEDAGOGËT E UNIVERSITETIT PO E REFUZOJNË TRENDIN, TË ULEN E TË REFLEKTOJNË
Artikulli tjetërSKËNDER BRATAJ: VENDI DO TË SHKOJË SËRISH NË KARANTINË, NËSE …!