Pas fitores 2-1 në Kupën e Botës kundër Polonisë, tifozët e Senegal mbetën prapa për të pastruar rrëmujën që kishin bërë nga lumturia.
Në një akt mirësie, disa mbështetës të Senegal vendosën që të pastronin stadiumin pas ndeshjes për të pastruar rrëmujën që kishte mbetur pas.
Veprimet e tyre bëjë xhiron e rrjeteve sociale, ku u përgëzuan për vendimin e marrë.
Senegal befasoi duke arritur udhëhequr lojën duke bërë dy gola.
I pari ishte një autogol i Cionek që kaloi në avantazh afrikanët, ndërsa në minutën e 60-të Mbaye Niang dyfishoi shifrat.
Në minutat e fundit Polonia rriti forcën sulmuese me Krychowiak që arriti të ngushtoj rezultatin, por vetëm kaq, pasi Senegali rrembeu 3-pikët dhe iu bashkua Japonisë në krye të Grupit G.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=AmXoF1mcoug