Dalja në skenë e emrit të Safet Gjicit dhe interesit që ai ka shfaqur për të marrë Vllazninë, ka bërë që tifozët shkodranë të reagojnë fuqishëm në rrjetin social Facebook. Të gjithë tifozët janë në një zëri duke kërkuar që Vllaznia të largohet një herë e mirë nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës. Nisur nga kjo, në një prej faqeve më të mëdha të tifozëve në Shkodër ka një kërkëse publike drejtuar kryebashkiakës së re Voltana Ademi.

Në këtë kërkesë thuhet: “K.F Vllaznia Shkodër është vlerë e qytetit të Shkodrës është pjesë e historisë së ketij qyteti dhe Shqipërisë. Vllaznia është pjesë e jona po ashtu sic jena ne pjesë e Vllaznisë. Ka 5 vite që Vllaznia po keq menaxhohet nga ish-drejtues apo drejtues aktual të ekipit. Ne nuk po ju kërkojmë që të hidhni mijëra euro që ne paguajmë taksa, ato lek ti mbani dhe mund ti përdorni për gjëra tjëra që mund të ndihmojnë familjet Shkodrane. Ne thjesht po ju kërkojmë zonja kryetare që mos hezito po jepja Vllazninë atij që ka shfaqur interes për të miren e Vllaznisë. Gjatë fushatës elektorale ti përfshive dhe Vllazninë nëse dëshiron me mbajt këtë premtin ke rastin më të mirë që të heqni një “barrë” të madhe kundrejt qytetarëve të Shkodrës po ashtu dhe për të miren e Vllaznise ! Vendimi ju takon ju zonja Ademi por do ju lutësha me gjithë zemer që kësaj here të pakten vetem njëherë dëgjo qytetaret tuaj dhe tifozet e Vllaznise. Shpresojmë që për të miren e të gjithëve të na plotësosh këtë dëshirë që populli kërkon!”, thuhet në kërkesën e tifozëve drejtuar Bashkiakes, Voltana Ademi. Ndërkohë tifozët shprehen se këtë kërkesë ia kanë dërguar dhe vetë zonjës Ademi. Situata gjatë këtyre ditëve pothuajse është zhvilluar në media e rrjete sociale. Ajo që të gjithë duan për Vllazninë është që këto diskutime të mos jenë një flluskë sapuni.

Artikulli paraprak1700 EMIGRANTË NË PROTESTË NË KANALIN E LA MANSHIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NISET DREJT SLLOVENISË PËR FAZËN PËRGATITORE