Dy tifozë të çmendur nga Britania e Madhe kaluan natën në stadiumin ku do të luhej ndeshja Manchester United – Arsenal.

Djemtë ishin futur brenda në stadium një natë më parë sebashku me një grup njerëzish. Të rinjtë ishin futur brenda në tualetin e stadiumit pa u vënë re nga rojet e sigurisë. Ata ndenjën të fshehur gjithë natën në mënyre që ditën e nesërme të ndiqnin ndeshjen. Tifozët gjatë qëndrimit aty brenda realizuan foto dhe video, të cilët i postuan në Youtube. Pasi shijuan disa momente të ndeshjes, djemtë u kapën mat nga rojet e stadiumit.

Artikulli paraprak“GARË ME BIÇIKLETA” PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE
Artikulli tjetërINAGUROHET FIRMA E GRUMBULLIMIT TË DUHANIT