Kamza nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në takimin e javës së 24 të të Kategorisë Superiore.
Edhe pse ishte gjatë gjithë takimit në avantazh, minutat e fundit ishin dramatike për kamzalinjtë, me Laçin që ka fituar një penallti, teksa e ka shndërruar në gol.
Kjo ka bërë që në fundin e takimit, disa nga tifozët e pranishëm të futen në fushën e blertë, ku kanë goditur edhe gjyqtarin kryesor, Eldorjan Hamiti.