Në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Boteror të futbollit Rusi 2018, zona evropiane ,qindra tifoze kosovare por dhe nga Turqia kanë mbushur rrugët e Shkodrës.
Do jetë stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës fusha ku do të luhet kjo ndeshje.Ekipi turk është vendosur në ambjentet e hotel Colosseo, në qendër të qytetit.Tifozet kosovarë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë kanë marshuar nëpër rrugët kryesore,kryesisht në pedonalen” Kolë Idromeno “duke brohoritur e kënduar për ekipin e tyre.