Aktet e turpshme ndaj statujës së yllit të futbollit botëror, Zlatan Ibrahimovic nuk kanë të ndalur.
Objekti prej 3 metrash i vendosur pranë stadiumit të ish klubit të tij suedez, Malmo ka rënë pre e dëmtimeve të shumta. Mbrëmjen e djeshme, statuja e Zlatan ka pësuar thyrje të hundës.
Kjo nuk është hera e parë që statuja e Ibrahimovic bie pre e sulmeve të tilla. Në tetor, statuja ka qenë në shënjestër të disa rasteve në protestë për investimet e fundit të lojtarit në rivalët e tyre, Hammarby.
Në nëntor, statujës iu vendos zjarri, ndërsa tashmë skulptura ka pësuar spërkatje me bojë argjendi dhe një këmbë të sharrua.