Sulmi ndaj statuja të futbollistëve është kthyer në mode tashmë në disa vende të botës.
Pas sulmeve të përsëritura mbi statujën e Ibrahimoviçit në Malmoe (Suedi), në Kili është shkatërruar statuja kushtuar Alexis Sánchez (Inter) në Tocopilla, 1 500 kilometra në veri të kryeqytetit Santiago.
Për këtë ngjarje kryetari i Bashkisë së Tocopillas, Luis Moyano kërkoi bashkëpunimin e policisë për të identifikuar përgjegjësit e këtij sulmi vandal.
“Ata janë një grup njerëzish që, duke përfituar nga demonstratat, synojnë të krijojnë anarki duke i bërë shumë dëme qytetit. Unë nuk e di se çfarë duan ata”, përfundoi Moyano.
Sanchez është një nga legjendat e futbollit kilen pasi me fanellën e shtetit Amerikono Jugor ka arritur të fitoi 2 herë Kupën Amerika duke qenë protagonist në fushën e lojës.