Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në rrugët e Italisë për shkak të konfliktëve mes tifozëve.
Arsyeja ka qenë një pritë e organizuar nga tifozët e Barit kundrekt atyre të Lecce-s, të cilët po udhëtonin drejt Romës për takimin që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin Olimpico.
Kanë qenë rreth 200 tifozë të Barit që në mesin e autostradës kanë ndalur tifozët e Lacce-s, që kanë qenë në një munër 10 fish më të vogël. 20 tifozët e Lecce-s janë zbritur nga dy automjetet të cilëve më pas u është vënë flaka. Nga situata e krijuar ka patur edhe disa të plagosur lehtë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa pas pak çastesh ka mbërritur edhe policia, e cila sipas mediave italiane është kujdesur për 20 tifozët e Lecce-s.
Kujtojmë se mes tifozëve të Barit dhe atyre të Lecce-s ka një urrejtje që kultivohet prej vitesh.