Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u tha Kombeve të Bashkuara se kërcënimi për një sulm bërthamor të Koresë së Veriut në Seul ose Tokio “është real” dhe se dështimi për të vepruar mund të sjellë “pasoja katastrofike”.

Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Tillerson bëri thirrje për forcimin e sanksioneve financiare kundër Koresë së Veriut ose reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Phenjanin, në përgjigje të programeve të tij të paligjshme me armë bërthamore dhe balistike. Tillerson tha se Koreja e Veriut ka ndërmarrë veprime të rrezikshme me vite dhe se “është koha për ne që të rimarrim situatën nën kontroll”.

“Gjatë 20 vjetëve të kaluar, përpjekjet diplomatike për t’i ndaluar këto programe (armësh) kanë dështuar”, tha Tillerson. “Në kohën e kërcënimeve në rritje, duhet të vëmë presion të ri mbi Korenë e Veriut që ta braktisë këtë rrugë të rrezikshme”, shtoi ai. Koreja e Veriut ka kërcënuar se ka kapacitet të sulmojë SHBA-në dhe caqe të tjera me raketa balistike që mund të bartin koka bërthamore. Ajo ka kryer disa prova me raketa balistike në muajt e fundit.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 29 PRILL 2017
Artikulli tjetërAGJESOHET KANABIS , PROCEDOHET ADMINISTRATORI I FSHATIT PULT DHE SHPALLET NË KËRKIM KRYEPLAKU I FSHATIT