Mbrëmja e së shtunës ishte e veçantë në Lezhë. Tungujt e pranveres u vunë në skenen e pallati të kultures “Ded Ndue Lazri”, përmes pianos.

Këtë përfomance e solli pianisti 15-vjeçar Erlis Kuçana, nxënës i shkollës 9-vjeçare të muzikes “Besëlidhja”.Ai mbajti një koncert recital, i cili erdhi në përmbyllje të ciklit 9-vjeçar të studimeve.Pjesat muzikore të luajtura nga pianisti Erlis Kuçana dhe përshendetja e këtij recitali në flaut nga Ester Shema nxënëse e kësaj shkolle, sollen emocione tek publiku të cilët kishin mbushur sallen e pallatit të kultures.

Keta instrumentist që po dalin nga shkolla “Besëlidhja”, po i përmbyshin në maksimum pritshmeritë dhe konsiderohen si mjaft premtues për të ardhmen.

Shkolla “Besëlidhja” po kthehet në një fidalishte e afirmimit të instrumentisteve të rinj thotë Drejtori Rajonal i Arsimit Hasan Muça, sipas të cilit ky institucion arsimor do të ketë një status të veçante.

Koncerti recital i pianistit Erlis Kuçana i titulluar “Pranvera në Liss”, zgjat rreth 60 minuta ku u luajten 8 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikes boterore.

Artikulli paraprakGJIN GJONI KRYETAR I RITHEMELIMIT TË PD LEZHË
Artikulli tjetër22 VITE BURG PËR AUTORIN E VRASJES LEKË VUKSANI