Pjesë muzikore të kompozitoreve të njohur, u ngjiten në skenen e Pallatit të Kultures në Lezhë.Këtë përformance e solli violinistja lezhjane Anamaria Prendi, e cila prej gati 4 vitesh jeton dhe studion në Londer.

E shoqëruar në piano nga Nikol Tuka, Anamaria Prendi u rikthye me këtë koncert recital në vendlindje, duke sjellë emocione për publikun të cilët e ndoqen me mjaft vemendje.

Kjo përformance muzikore në Lezhë ishte prezatimi i një punë 4-vjeçare studimesh në Angli thotë violinistja Anamaria Prendi, e cila ju kërkon fëmijeve që të ndjekin rrugen e muzikes.
I pranishem në këtë event kulturor kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, tha se violinistja Anamaria Prendi ka bërë krenare këtë qytet në skenat kombëtare dhe ndërkombetare.

E apasionuar pas muzikes, Anamaria Prendi e nisi rrugëtimin në instrumentin e violines që në moshe të vogel dhe tashmë studion në Londer për këtë instrument muzikor.Përgjatë rrugëtimit të saj 8-vjeçar ajo ka marrë pjesë në shumë evende brenda dhe jashtë vendit, duke u vlersuar me çmime.

Artikulli paraprakFUSHË- ARRËZ, KULTIVOI 4520 BIMË KANABIS, ARRESTOHET 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërDASHURIA NUK MUND TË MOS LULËZOJË… HOROSKOPI PËR SOT