Shkodra mirëpriti nisjen e koncerteve në këtë sezon veror. Në Pedonalen “Kolë Idromeno” pranë hotel “Colosseo” Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Opera dhe Baletit solli koncertin “Tinguj Vere”.

Ky koncert solli disa nga perlat e muzikës shqiptare dhe të huaj duke nisur nga “Margjelo” e Prenk Jakovës, “Për Ty Atdhe” e Pjetër Gacit dhe deri tek muzika klasike me Uvertura të Mozzart dhe Prelud të Bizet. Në skenë interpretuan artistët e mirënjohur Ramona Tullumani, Armando Likaj dhe Xhieldo Hyseni nën dirigjimin e Edmond Dokos. Të pranishmit shijuan një natë ndryshe në qendër të qytetit të Shkodrës me melodi e ngjyra të tjera.

Ndërkohë aktivitetet argëtuese bashkë me koncerte përgajtë kësaj vere në Shkodër do të vijojnë pa ndërprerje , duke nisur që nga muzika popullore, një shfaqje e Cirkut Kombëtar apo edhe koncerti ZA Fest i artistit Vlashent Sata. Këto organizime vijnë për t’i dhënë më shumë ngjyra Shkodrës si dhe për të ftuar sa më shumë turistë të huaj dhe vizitorë vendas në këtë sezon veror.

Artikulli paraprak60 VJETORI I GAZETARIT ZEF NIKA
Artikulli tjetërKRYMI: ERDHA PËR KAMPION TE VLLAZNIA