Në prag të ndeshjes klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana e vlefshmë për javën e dytë të këtij sezoni të ri, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç kërkon që Vllaznia të sakrifikojë veten si e vetmja mënyrë për të marrë një tjetër fitore në këtë nisje të kampionatit ashtu si ndaj Partizanit.

Fitoren me Tiranën, trajneri Brdariç e sheh si një dhuratë që Vllaznia mund t’ia bëjë tifozëve në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Brdariç flet edhe për merkaton duke thënë se rrezja e kërkimit është zvogëluar tek vetëm një sulmues që nuk po e gjejnë.

Vllaznia dhe Tirana do të luajnë këtë të diele më 25 gusht në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi” klasiken e futbollit shqiptar, një sfidë që pritet me interes sepse përballë janë rivalët e përjetshëm.

Artikulli paraprakZJARRI NË SHËNGJIN, PRONAT E PASIGURUARA
Artikulli tjetërSHKRIMTARI MIKEL PODJA PROMOVON DY LIBRA