Ndeshja Vllaznia – Tirana e mbajtur në “Loro Boriçi” këtë të mërkurë është shoqëruar me shumë tensione. Sipas pretendimeve të klubi kryeqytetas në një postim në rrjetet sociale, lojtarët janë goditur me shkopinj gome nga pjesëtarë të forcave të FNSH-së të pranishme në impiant.
Por në lidhje me këtë ngjarje është trainer Ernest Gjoka i cili hedh poshtë këto akuza të Tiranës. Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe drejtori sportive Eugent Zeka i cili mohon të ketë pasur të tilla përplasje nga forcat policore ndaj futbollistëve të Tiranës.