Sot Tirana është shndërruar në qendrën e Europës pasi ka mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim i rëndësishëm që ka përfunduar sesionin e parë deri më tani ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Associated Press thekson se ky samit nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.

“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Edi Rama liderëve të Europës.

Radio France Internationale e nis artikullin duke nënvizuar se “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”.

Në sesionin e parë të Samitit të Berlinit, vëmendjen e mori konflikti mes Kosovës e Serbisë dhe nevoja për të lënë prapa të shkuarën, nëpërmjet paqes e dialogut. Kryeministri Rama i kërkoi BE-së të mos vërë afate anëtarësimi dhe të zhdukë ndasitë me Ballkanin Perëndimor, duke marrë edhe një premtim nga presidenti i Këshillit Europian. Ndërsa kryeministri i Spanjës që nuk njeh Kosovën, bëri thirrje që Izraeli e Palestina të njohin njëra tjetrën, si e vetmja mënyrë për paqe.

Artikulli paraprakDROGA PRANË SHKOLLAVE, BALLA: POLICIA PO NDJEK KËMBA-KËMBËS KEQBËRËSIT
Artikulli tjetërPËRURIMI I KOLEGJIT TË BRYZHIT NË TIRANË, VON DER LEYEN: NJË DHURATË E MADHE QË EUROPA PO I JEP SHQIPËRISË