Alejo Vidal-Quadras, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), i cili ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në sigurinë e Shqipërisë pasi u larguan nga kampi në Irak. Anëtaret e rezistencës iraniane (muxhahedinët), të cilët janë nën sigurinë e Shqipërisë janë të rrezikuar, teksa mund të ndodhin sulme terroriste, nga regjimi iranian, shkruhet në “Iran News Update”.

Anëtarët e opozitës që kanë jetuar në Irak, kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe eksperimenteve mjekësore. 178 banorë humbën jetën atje. Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një sasi të konsiderueshme të presionit diplomatik. Kjo përfshinte Kombet e Bashkuara, ISJ-në.

Senatorët e SHBA-së dhe Kongresmenët, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanët evropianë.Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave të përhapura që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran.

Njerëzit bënë thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për të kundërshtuar izolimin në rritje të vendit, regjimi po rrit fushatën e shtypjes dhe tani po synon grupin MEK në Shqipëri.

Vidal-Quadras ka bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike kundër disidentëve të anulohet.

Artikulli paraprakE PËRPLAS KAMIONI, HUMB JETËN QYTETARI
Artikulli tjetër“BASHA S’PAGUAN UJIN PREJ 2017-ËS”, PD I PËRGJIGJET TAULANT BALLËS: LOLO I VOGËL I RAMËS