Me rezultatin 1 – 1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tirana – Vllaznia e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.
Shkodranët ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e tetë të takimit me anë të golit të Esat Malës por pasi kanë kaluar 30 minuta lojë Tirana kundërpërgjigjet me një supergol nga Patrick.
Kujtojmë që Tirana dhe Vllaznia diskutojnë sot mes tyre trofeun e Superkupës së Shqipërisë.