Të shtunën në mëngjes nga ora 08:00 deri në 14:30 do të ndalohet parkimi i makinave përreth stadiumit “Selman Stërmasi”. Kjo është një masë e marrë nga Policia e Tiranës në kuadër të ndeshjes Tirana-Vllaznia e cila luhet në orën 13:00 dhe është e vlefshme për kampionatin e Shqipërisë. Në kuadrin e masave të marra për garantimin e zhvillimin normal të këtij aktiviteti sportiv, Policia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët për mjetet që do të konstatohen të parkuara gjatë kësaj ore pranë stadiumit do të merren masa për heqjen e tyre nëpërmjet karotrecëve. Policia njofton gjithashtu se do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në rrugën “Gjik Kuqali”, “Gjon Bue Shpata” , në rrugën që të çon prapa shkollës “Emin Duraku” si dhe në zonat përreth stadiumit “Selman Stërmasi” “Policia e Kryeqytetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve, për të shmangur qarkullimin me mjete në këto akse rrugore”, përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

Artikulli paraprakSHENJTERIMI I NENE TEREZES, GRETA BARDELI FALENDERON NUNCI APOSTOLIK
Artikulli tjetërPROMOVOHET “BALADA SI PARATEKST NË LETËRSINË SHQIPE”