Tirana-Vllaznia do të jetë klasikja e futbollit shqiptar që do të luhet më 30 dhjetor në kryeqytet duke qenë edhe java e fundit e Superligës për këtë vit. Kuqeblutë të cilët kryesojnë klasifikimin do të japin maksimumin shprehet trajneri Thomas Brdariç për të arritur një fitore ndaj bardhebluve.

Tekniku Brdariç për momentin nuk e ka edhe aq shumë mendje tek merkato duke qenë i fokusuar tek përballja me Tiranën në transfertë.

I pyetur se cila është dëshira për vitin 2021, trajneri Brdariç shprehet se dëshiron që Vllaznia të vijojë ecurinë në vendin e parë në renditje.

Vllaznia fitoi 3-2 takimin e fazës së parë në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa do të kërkojë një trepikësh edhe në kryeqytet për të vijuar shkëputjen në vendin e parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARRI I DOGJI SHTËPINË, 50 VJEÇARI PA STREHË
Artikulli tjetërGURISHTA: OBJEKTIVI I VLLAZNISË NUK ËSHTË TITULLI KAMPION