Në Tirane janë 18 shkolla që nuk do rihapen sot. Konkretisht 9 ne zonën urbane dhe 9 në zona rurale. Janë rreth 10 mijë nxënës që janë transferuar në shkolla të tjera.

Për ditën e parë të rinisjes së shkollës është përdorur një strategji e veçantë, pak me ndryshe se normaliteti. Ora e parë ka nisur me trajnime se si duhet të veprohet ne rast tërmeti apo emergjence.

Ndërkohë ka edhe disa ndryshime të vogla në orar, si kufizim rreth 20 minuta pasi në shkollat që do zhvillohet me dy turne, të mos zgjasë deri vonë.

Gjimnazi Sami Frashëri do jetë në rikonstruksion deri në janar, dhe nxënësit do transferohen të shkolla Lidhja e Prizrenit dhe te Qemal Stafa. Ndërsa për shkollat ku ka nisur mësimi janë bërë disa here kontrolle për verifikimin e sigurisë.

Artikulli paraprakZELANDA E RE, SHËRTHEN VULLKANI, 5 TË VDEKUR, 20 TË PLAGOSUR DHE 27 TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërS’E KTHYEN NË DETYRË, ISH-GUVERNATORI ARDIAN FULLANI KËRKON TË DREJTËN NË STRASBURG