Tiranë, 18-vjeçari kapet duke vjedhur në Qendër Tregtare
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Xh. L., banues në Durrës. I riu u kap duke vjedhur disa veshmbathje në një Qendër Tregtare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një palë atlete, të dyshuara të vjedhura, një bluzë, të dyshuara të vjedhura, një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura). Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ka vjedhur banesën e shtetases N. M. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.