Një operacion policor ka dërguar në pranga 5  zyrtarë të ALUIZN-it, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Aksioni është bërë mbrëmjen e sotme nga Policia e Tiranës, pasi gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ta. Të arrestuarit akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Hetimet në lidhje me këta persona mësohet se janë bërë nga sektori i krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Task-Forca antikorrupsionit. Në pranga gjatë operacionit mësohet se kanë rënë edhe dy biznesmenë, të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me këtë çështje. Këta zyrtarë të drejtorisë numër 5 të ALUIZNI-t, mësohet se kanë legalizuar 2 objekte pa leje. Ata i kanë legalizuar me dokumente të falsifikuara.

Artikulli paraprakNGJARJET NË ELBASAN, BASHA NË DEKLARATË PËR SHTYP
Artikulli tjetërJOHN KARRY VIZITON TIRANËN ME 14 SHKURT