Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar me inicialet A.M, 30-vjeç nga Përmeti, ka vrarë veten me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Mësohet se Gardisi ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijiimit.
Në 30 qershor të këtij viti ishte Shkëlzen Qordja, 31-vjeç, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës dhe për rrjedhojë humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Njoftim
Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.
Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes.