Është gjetur me shenja dhune në trup.

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesë shtetasi Arben Kanina, 50 vjeç, banues në Tiranë. Në zonën e Institutit Bujqësor tek godina nr. 8,është gjetur i vdekur shtetasi Arben Kanina, i cili ishte endacak. Viktima ka pasur shenja dhune në trup. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore të Komisariatit Nr 3 dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku është bërë i mundur identifikimi autorit të kësaj ngjarje dhe më pas ndalimi i tij: Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë. Shkak i kryerjes së kësaj vepre penale dyshohet të jetë një konflikt i nisur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODER, ARRESTOHET I KERKUARI PER PLAGOSJE ME DASHJE
Artikulli tjetërALIBEAJ: RAMA PO SFIDON QYTETARËT E VENDIT