Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur Zabel.
Policia e Tiranës bën të ditur se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë dhe është parë nga një bari i zonës. Kufoma është transportuar pranë morgut në SQU për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.