Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu të arrestuar disa muaj më parë si pjesë e grupit “Bajri” më Shkodrës janë liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë. Në vendimin e gjykatës si Brajoviç ashtu edhe Klaudio Hoxhalliu janë lënë nën masën “arrest shtëpie”.
Gjykata ka dalë në konkluzionin se për ta nuk provohet akuza për ‘Përkrahje të autorit’ si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Klaudio Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua një prej anëtarëve të grupit “Bajri”. Më herët, Gjykata për Krime të Rënda ndryshoi masën e sigurisë edhe për për Emrah Plakun, një prej të arrestuarve si pjesë e këtij grupi duke e lënë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Burime nga grupi hetimor thanë se grupi “Bajri” janë të përfshirë në trafikimin e narkotikëve në Europë. Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge.
Operacioni i koduar “Oaz”, u finalizua në shtator 2018 me 11 persona të arrestuar e dy të tjerë të shpallur në kërkim, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 6 muaj.
Tashmë prokuroria dhe policia po hetojnë për lidhjet e tyre dhe përfshirjen në ngjarje kriminale. Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu për të cilët u lehtësua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” përfaqësoheshin nga avokati i tyre Arbër Hoxhaj. Në vazhdimësi mbrojtja do të kërkojë sërish që masa e sigurisë ndaj këtyre shtetasve të lehtësohet edhe më shumë.