U pretendua se nuk i njihte dy djemtë të cilët e kishin përdhunuar, por detajet e reja zbardhin një tjetër të vertetë.

22 vjeçarja e kishte sajuar rrëmbimin, ndërsa kishte shkuar vetë me dëshirë në shtëpinë e një prej djemve. “Panorama” mëson nga burime zyrtare brenda policisë, se e reja është njohur në rrjetet sociale me njërin nga djemtë që e akuzon për abuzim. Pas bisedave në Facebook, ata kishin lënë të takoheshin për t’u njohur nga afër. Por ditën e takimit, ajo nuk është njohur vetëm me të, por edhe me një tjetër djalë. Me vullnetin e saj të plotë, dhe e vetëdijshme, vajza ka pranuar të dalë për një pije në shoqërinë e dy djemve dhe më pas të tre kanë përfunduar në shtëpinë e njërit prej djemve. Më pas, e reja ka sajuar historinë e rrëmbimit dhe policia tani po e heton për “kallëzim të rremë”.

Ja deshmia e vajze :

22 vjeçarja me inicialet E.Q., ishte paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”. Disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin. Sipas deklarimeve të saj, rruga me dy autorët ka zgjatur shumë pak minuta, deri te një shtëpi e braktisur ku ata e kanë dërguar. Por vajza tregoi se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj”.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 7.11.2016
Artikulli tjetërSITUATA HIDRIKE, EMERGJENCAT CIVILE NË ALARM