ë hidhet nga një kompleks pallatesh tek “Tirana e Re”. Mësohet se shkak i kësaj përpjekje është një konflikti mes pronarit dhe ndërtuesit të kompleksit.

Enkelejda Ahmetaj që po tenton hedhjen është pronare e truallit ku është ngritur ndërtesa,për të cilën ata kanë patur një marrëveshje me ndërtuesin.Vëllai i gruas thekson se ata janë mashtruar nga ndërtuesi, i cili i ka shitur të gjitha apartamentet duke mos iu përmbajtur kontratës. Mësohet se ngjarja po ndodh në një kompleks pallatesh të cilat janë akoma në ndërtim. Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendngjarje

Mësohet se Enkelejda Ahmetaj pas negociatash prej 1 ore me policisë si dhe me vëllain e saj, ka pranuar të zbresë nga tarraca, ku kërcënonte se do të hidhej. Vëllai i saj, Ardi Ahmetaj shpjegon arsyeja përse e motra tentoi të kryente një veprim të tillë ishte se ata kanë bërë një kontratë me një kompani ndërtimi në vitin 2007, por në fund ndërtuesi nuk u ka dhënë përqindjen ashtu siç kishin rënë dakord. “Pasi bëmë kontratën dhe përfundoi ndërtimi, pronari i firmës na tha që prona doli me disa pronarë dhe nuk na ka dhënë përqindjen e objektit siç ram dakord. Nuk kemi marrë asnjë centimetër hapësirë. Kemi bërë disa gjyqe por sërish nuk është ndërhyrë. Ka vendim gjykate për prishjen e kësaj ndërtese dhe rikthimin e pronës tek ne siç ishte, por nuk është bërë asgjë”, – shprehet ai.

Artikulli paraprakMURIQAN, TENTOI TË KORRUPTOJE POLICIN ARRESTOHET
Artikulli tjetërA DO DËMSHPËRBLEHET BANORET?!