Dy persona të cilët shpërndanin drogë në lokalet e natës në Tiranë janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Klodian Stafa, 35 vjeç dhe Bashkim Ndreu, 33 vjeç, banues në Tiranë ushtronin aktivitetin e kundra ligjshëm të shpërndarjes së lëndëve të dyshuara narkotike të llojt “Kokainë”, në lokale të ndryshme të natës së Kryeqytet, kryesisht në zonën e ish bllokut.
Policia informon se: “Ditën e sotme është arritur të finalizohet operacioni “Bear”, pasi këta shtetas do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e zogut të zi, në monetin që janë afruar shërbimet kanë konstatuar të dy shtetasit e lartë përmendur në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” dhe kanë bërë ndalimin e tyre të menjëhershëm. Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore.”
Nga kontrolli u sekuestruan
– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë”Kokainë”
– 5 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë
– 90.000 Lekë – 100 Euro – 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.