Basketbollistët e Vllaznisë u shpallën kampion por për të arritur deri këtu nuk ishte e lehtë.

Trajneri Bledar Gjeçaj tregon se si sezoni nisi vetëm me lojtar shkodran dhe sërish skuadra arriti rezultate pozitive. Pas humbjes në gjysëmfinalen e Kupës dhe finales të Superkupës përpara fazës Play off, trajneri Gjeçaj nuk mohon se ka patur frikë se mos të humbej edhe kampionati. Ndeshjet finale me Teutën nuk ishin aspak të lehta sepse trajneri Gjeçaj tregon se si të gjitha skuadrat luftonin Vllazninë dhe se si arbitrat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në takimet finale. Vllaznia kësaj here doli në finale me Teutën, me të cilën fitoi 3-1 në total duke fituar për të tretën herë me radhë titullin kampion.

Artikulli paraprakPAS APELIT NË “STAR PLUS”, SHOQATA “PËRPJEKJE” NDIHMON FAMILJEN KUÇAJ
Artikulli tjetërBOKS, VLLAZNIA FUTET NË PALESTRËN E SAJ TË RE