Një tjetër aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, një 55-vjeçar me iniciale G. G. duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.