Crown Agents dhe policia e Shkodrës kanë zhvilluar një tjetër aksion për sekuetsrimin e duhanit që tregtohet ma akcizë në lagjen Rus. Kësaj radhe për aksionin është zgjedhur një tjetër mënyrë teksa agjentët anglez dhe policia kanë operuar në orët e para të mëngjesit duke sekuestruar sasi të duhanit në magazinë. Tregtarët shprehen të revoltuar.

Tregtarët e duhanit thonë se shteti duhet të sigurojë një treg për ta shitur por jo të veprojë në këtë mënyrë. Tregtarët kanë edhe dyshime se ku përfundon duhani që iu sekuestrohet atyre ndërsa një prej tyre këtë aksion e quan të turpshëm. Ky është aksioni i dytë brenda pak ditëve që Crown Agents dhe policia e Shkodrës ndërmarrin për sekuestrimin e duhanit gjë për të cilët tregtarët nuk janë aspak dakord dhe e konsiderojnë jashtë çdo logjike.

Artikulli paraprakSITUATË KAOTIKE NË ZYRAT E GJENDJES CIVILE
Artikulli tjetërTAKIM FOLKLORIK NË PËRKUJTIM TË NDRE MJEDËS