Basania ka marrë një tjetër fitore në kampionat, madje në shifra të thella 7-3 ndaj ekipit të Kinostudios. Ky takim duket se rezultoi i lehtë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani, nisur edhe nga rezultati i ndeshjes. Në këtë duel, golat për Basanian erdhën nga Soumah që shënoi tre herë, si edhe nga Mila, Nikshiqi, Kola dhe Leka.
Pas kësaj fitoreje të Basanias, trajneri Fatjon Hasani dhe presidenti Ermir Shimaj thanë se ky ekip është i vendosur për të shkuar drejt objektivit të saj, që është ngjitja në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë, edhe kapiteni Egzon Shimaj dhe sulmuesi Albert Mila u shfaqën të kënaqur për këtë fitore.
Me këtë fitore, Basania vazhdon rrugëtimin e saj drejt Kategorisë së Dytë, teksa tashmë ajo është ngjitur në kuotën e 16-pikëve, duke barazuar Prestige me pikë në krye të renditjes.